19 Prill 2024

Ministri Buja mori pjesë në hapjen e “Javës së Albanologjisë”

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në hapjen e aktivitetit pesëditor “Java e Albanologjisë”, me ç’ rast ka uruar që kjo javë të shënojë fillimin e vitit të albanalogjisë.

Ministri Buja theksoi se ky aktivitet është i nevojshëm edhe për të dinamizuar punët dhe veprimet në thellimin e njohurive për shkencën e albanologjisë, rrënjët dhe ecuritë kulturo- historike të saj.

Duke folur për identitete të reja, kombe të reja, ministri Buja tha se “këto ide janë aq të çuditshme, por megjithatë nuk mund ta ndalosh askënd që të mendojë, të analizojë, mbase edhe që të krijojë identitete dhe kombe të reja. Është pak vonë për këtë gjë, por nuk mund t’i ndalim njerëzit që të mos bëjnë këtë gjë”.

Më tej, ministri Buja foli edhe për mbështetjen që duhet të kenë studimet shkencore në fushën e albanologjisë për çka tha se kemi “një mal faktesh dhe argumentesh, të cilat fuqizojnë dhe imponojnë angazhime permanente të studiuesve të mirwfilltë shkencor”.

Ndryshe, në këtë aktivitet shkencor do të lexohen 130 kumtesa. Në këtë kontekst ministri Buja tha “të thuhen 130 fjalë është bukur shumë, por që të jenë 130 kumtesa është më tepër se kaq, unë besoj shumë në suksesin e kësaj jave albanologjike”, ka thënë në fund të fjalës përshëndetëse ministri Buja.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi vlerësoi se “Java e Albanologjisë” sivjet mbahet në në kontekst tepër të veçantë për Institutin Albanologjik, pasi vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i trajtuar punonjësit shkencorë njësoj si mësimdhënësit e universiteteve publike, sikundër edhe e parasheh ligji për veprimtari kërkimore- shkencore ka kthyer shpresën në radhët e këtij komuniteti dhe bindjen se ia vlenë të merresh me shkencën si veprimtari elitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)