19 Tetor 2021

Ministri Buja: Kosova do të përgatitë kuadro për tregun e jashtëm

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti sot Wlhelm Hicking, Drejtor i Odës Zejtare të Dortmundit me bashkëpunëtorë, me të clin biseduan për çështje të zhvillimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ndërlidhejn me ekonominë, implementimin e projektit aktual për Arsimin dhe për mundësitë e projekteve tjera.

Ministri Buja i njoftoi bashkëbiseduesit për të arriturat në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP), i cili përfshin rreth 60 për qind të nxënësve dhe që është ndër prioritetet e arsimit. “Janë arritur rezultate të mira, por nuk mund të jemi të kënaqur. Po punojmë që të jemi në nivelin e duhur, të aftësojmë kuadro për nevojat e tregut të brendshëm, por sigurisht me ndihmën dhe përvojën e vendit tuaj do të arrijmë të kemi kuadro të reja edhe për tregun e jashtëm të punës“, tha ministri Buja.

Në vazhdim, ministri Buja theksoi se po punohet që të themelojmë një Agjencion për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe në hartimin e Ligjit për Arsimin Profesional, i cili do të rregullonte edhe aspekte të ndërlidhjes së arsimit me ekonominë dhe çështje tjera.

Nga ana e tij, z.Wilhelm Hicking tha se Oda Ekonomike e Dortmundit përkatësisht Gjermania do të ofrojë përvojat më të mira në zhvillimin e Arsimit Profesional, por edhe shërbime cilësore për Odën Ekonomike të Kosovës si një mekanizëm ndihmës për ndërlidhjen e arsimit me ekonominë.“Duke qenë se Kosova ka një popullsi shumë të re, arsimimi dhe aftësimi profesional i i saj do të ishte përparësi për zhvillimin ekonomik të vendit“, tha z Hicking.
 
Një pjesë të fjalës, z Hicking ia kushtoi edhe njohjes së diplomave gjë që, sipas tij, do të rregullohet në të ardhmen kur të jetë aprovuar Ligji për AAP.

Në këtë takim u kërkua që Gjermania të mbështesë themelimin e Agjencionit për Arsim Profesional, si dhe u shtrua nevoja për ofrimin e mundësive për punën praktike të nxënësve tanë në ndërmarrjet ekonomike të Gjermanisë.

Ndryshe, Oda Ekonomike e Dortmundit ka filluar zbatimin e projektit për Arsimin Profesional në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë ku edhe janë instaluar pajisjet dhe po zhvillohet procesi mësimor me metoda bashkëkohore dhe që do të zgjasë 3 vite me mundësi të vazhdimit edhe në fusha tjera.

Oda Zejtare e Dortmundit, sipas ligjit gjerman për njohje të diplomave të huaja të Arsimit Profesional, është përgjegjëse për njohjen e diplomave nga Kosova dhe Spanja.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe znj.Luljeta Aliu, përfaqësuese e Odës Zejtare të Dortmundit dhe Besim Mustafa, drejtor për Arsim Profesional në Odën Ekonomike të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)