19 Tetor 2021

Ministri Buja: Festa e Abetares këtë vit e veçantë

Prishtinë, 17 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shënoi sot “Festën e Abetares”,në qytetin historik të Prizrenit.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka uruar nxënësit pjesëmarrës më dëshirën që të arrijnë suksese të dëshiruara në mësime dhe jetë.

“Të gjithë mësuesit kujtohen,  por mësuesi i parë nuk harrohet kurrë. Jam shumë i bindur që as ju nuk do t’i harroni dhe uroj që t’i mbani mend për të mirë”, ka thënë Ministri.

Sipas ministrit Buja, kjo festë sivjet  është shumë e veçantë, sepse përkon më 125 vjetorin e Shkollës Shqipe,  104 vjetorin e  unisimit të Gjuhës Shqipe dhe 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. “Për këto pak vite të shkollës sonë, rezultatet tona janë kolosale dhe të prekshme”, tha ministri Buja.

Të pranishmit i përshëndeti edhe znj. Naziktere Sylejmani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë,  ndërsa të pranishëm ishin edhe  ministri i Ministrisë së Diasporës, Ibrahim Makolli, kryetari i Komunës së Prizrenit,

Ramadan Muja , nxënës, prindër dhe mësimdhënës.

Për shkollat pjesëmarrëse,  ministri Buja  dhe këshilltarja në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë, znj.Naziktere Sylejmani, kanë ndarë mirënjohje.

Nxënësit e shkollave  fillore “Lidhja e Prizrenit”, Prizren, “ 7 Marsi” komuna e Qairit - Shkup, “Yll Morina” Gjakovë , “Ismet Rraci “ Klinë, “ Daut Bogujevci” Fushë - Kosovë, “Migjeni” Mitrovicë dhe “ Emin Duraku”  të Kaçanikut, shfaqen programe kulturo-artistike.

Ndryshe, kjo  festë tashmë është tradicionale dhe në Kosovë  kremtohet për të katërtën herë radhazi, ndërkohë që koinçidon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqpërisë. Nga ky vit, kjo festë do të ketë karakter gjithëkombëtar dhe do të shënohet në të gjitha viset shqiptare.

Vitin e ardhshëm “Festa e Abetares“ do të organizohet në një nga qytetet e Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)