28 Mars 2024

Ministri Buja emëroi anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, ka emëruar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në përbërje;  Elife Podvorica,muzikologe, Arben Fetoshi,drejtor i Radio Kosovës, Muharrem Nitaj, gazetar dhe Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenin 145 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së  Kosovës, duke marrë parasysh nenet  4, 21, 22  të ligjit nr 03/l189 për  administratën shtetërore të Republikës së Kosovës. 

Me këtë vendim është kompletuar  përbërja e plotë e Këshillit Drejtues të UP-së , i cili sipas Ligjit të Arsimit të Lartë ka 9 anëtarë ( 5 të zgjedhur nga Senati i UP-së  dhe 4 nga ministri i arsimit)  .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)