09 Shkurt 2023

Mësimi do të fillojë 1 shtator

Prishtinë, 26 gusht - Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një intervistë për Radio Kosovën, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor.

Aktualisht ka thënë ai se është duke u bërë edhe shpërndarja e teksteve shkollore dhe çdo gjë është gati që mësimi të fillojë më datë 1 shtator.

"Po, mund të konfirmoj se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor. Është duke u bërë edhe shpërndarja e teksteve shkollore dhe çdo gjë është gati që mësimi të fillojë më datë 1 shtator", ka thënë Pupovci.

Lidhur me grevat në arsim, Pupovci vlerëson se sa i përket grevës, ‘ne jemi deklaruar edhe më herët se veprimet për ndërprerjen e procesit mësimor nuk kanë arsyetim’.

Ai ka thënë se sindikata e arsimit gëzon të drejtën e garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenojë edhe të drejtat e nxënësve për shkollim.

"Në Projektligjin e ri të pagave, mësimdhënësit me të vërtetë janë trajtuar me kujdes të veçantë, që ne edhe për para-draftin që ka dalë në shkurtin e këtij viti e kemi diskutuar me Sindikatën dhe kemi bërë disa modifikime në të. Pastaj, ia kemi dërguar Ministrisë së Administratës Publike dhe tani kur doli ky drafti zyrtar, po e shohim se ato janë marrë parasysh."

"Nëse e shihni në raport me atë Ligjin e kaluar, të cilin e pat anuluar Gjykata Kushtetuese, ne kemi faktikisht ngritje të koeficienteve për të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe përmirësim të atyre përpjesëtimeve në mes të pagës së një mësimdhënësi dhe pagës më të madhe në Kosovë, që ka qenë një problem me rastin e Projektligjit të kaluar, dhe kjo vlen edhe për stafin tjetër të shkollave."

"Ndërsa, për sa i përket grevës, ne jemi deklaruar edhe më herët se veprimet për ndërprerjen e procesit mësimor nuk kanë arsyetim. Natyrisht, sindikata gëzon të drejtën e garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenojë edhe të drejtat e nxënësve për shkollim. Këto dy çështje duhet të balancohen dhe sigurisht të gjenden forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë, përveç të pengimit të procesit mësimor", ka deklaruar Pupovci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)