18 Prill 2024

Memorandum për lokacionin e Akademisë për Lidership në Mitrovicë

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, dhe kryetari i Organizatës Joqeveritare “Global Neighbors, Inc”, Donald F.Davis, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës së Mitrovicës për për themelimin e Akademisë Kosovare për Lidership (AKL).

Ministri Buja, me këtë rast tha se kjo është një ditë e gëzuar për të gjithë qytetarët e Kosovës, e në veçanti për ata të Mitrovicës, në qytetin e të cilëve do të ndërtohet ky institucion i rëndësishëm për Kosovën .

“Jemi të gëzuar dhe të ndërgjegjshëm edhe për faktin se ky institucion do të ofrojë njohuri të jashtëzakonshme me perspektivë e rëndësi të veçantë për Kosovën” .

Sipas këtij Memorandumi, komuna e Mitrovicës do t’i japë në shfrytëzim tokën (pronë komunale), Global Neighbors, Inc për themelimin e Akademisë Kosovare për Lidership.

Global Neighbors,Inc, e cila do ta themelojë AKL–në, është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse me bazë në SHBA, e përcaktuar për qëllimet e dhënies së ndihmës humanitare dhe arsimore ndërkombëtare, e në mënyrë specifike me investim në Republikën e Kosovës që nga viti 2001.

Ndryshe , AKL-ja, do të jetë shkollë private jofitimprurëse, ndërsa plan-programet, të cilat do t’i ofrojë, janë ato të Republikës së Kosovës, me mundësi të avancimit të tyre në harmoni me rrjetin e ngjashëm arsimor në SHBA.

Realizimi i projektit do të bëhet në faza brenda një afati 3 deri 5 vjeçar nga dita e nënshkrimit të Memorandumit, ndërsa MAShT-i, ka përgjegjësinë ta licencojë këtë institucion kur t’i ketë përmbushur kriteret. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)