09 Shkurt 2023

Mbahet kuvendi i XVIII-të zgjedhor i Këshillit të Nxënësve të Kosovës

Prishtinë, 9 dhjetor - Këshilli Rinor Kosovar (KYC) organizon sot Kuvendin e XVIII-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës në nivel vendi.

Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo-qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 funksionon Këshilli i Nxënësve të Kosovës.

Këshilli është një strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që të i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtarët e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)