19 Prill 2024

MAShTI nxjerrë vendim për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë

Prishtinë, 25 prill - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për “Procedurat e realizimit të vlerësimit të nxënësve gjatë mësimit në distancë", në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka deklaruar se me ndihmën e shumë ekspertëve kanë përpiluar një “Udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë” në Kosovë gjatë periudhës së rrethanave emergjente të krijuara nga pandemia COVID 19 për vitin shkollor 2019/2020.

Këto dy dokumente sipas saj duhet të konsiderohen pjesë integruese e mësimit në distancë.

Udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë sygjeron që vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit në distancë realizohet i integruar.

Ashtu që, gjatë periudhës së mësimit në distancë në rrethana të pandemisë COVID 19 nuk do të zbatohen dispozitat e nenit 3 të Udhëzimit Administrativ 8/2016 për Vlerësimin e nxënësve sipas kornizës së kurrikulës së arsimit parauniversitar në Republikës së Kosovës.

"Në udhëzues kemi ofruar detaje për metodat, mënyrën e format e notimit dhe procedurat e vendosjes së notave në ditarin personal të mësimdhënësit", ka thënë Ministrja Bajrami.

Notat e vendosura nga mësimdhënësit duhet të raportohen në organet e shkollës, me qëllim të lëshimit të librezave, certifikatave, dëftesave e diplomave për nxënës.

Pastaj, në momentin që krijohen kushtet për kthim në shkollë, notat përfundimtare vendosen në ditarin e klasës përkatëse dhe në librat amë.

"Në muajin Maj, do të nxjerrim edhe një vendim për mbajtjen e Testit të arritshmërisë (klasa 9) dhe Provimit të Maturës (klasa 12), në konsultim me autoritetet dhe institucionet përkatëse", ka shtuar me tej Bajrami.

Me këtë vendim gjithashtu sipas saj do të harmonizohen datat për regjistrim në klasën e 10-të si dhe afatet për aplikim për studime në Universitete apo Kolegje.

"Falenderoj edhe njëherë të gjithë ekspertët e angazhuar në përpilimin e udhëzuesit i cili ka qenë kërkesë e shumë mësimdhënësve dhe do të lehtësojë tërë procesin e vlerësimit të nxënësve në këto rrethana të pazakonta", ka nënvizuar ministrja Bajrami.

Në link gjendet udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve, gjatë mësimit në distancë.

https://masht.rks-gov.net/uploads/2020/04/udhezues-per-vleresimin-e-nxenesve-gjate-mesimit-ne-distance.pdf?fbclid=IwAR2wjL31TOTYf1UXDVECRIxpufU1AIHl9rqwxe-RyVb8aZkIsjVRU5Zais0

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)