20 Prill 2024

MASHT përgatitet për testin e maturës dhe vitin e ri shkollor

Prishtinë, 29 gusht - Në takimin e përbashkët të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe  Asociacionit të Komunave – Kolegjiumi për Arsim dhe Kulturë, u diskutua rreth përgatitjeve për testin e Maturës  Shtetërore, për  fillimin e vitit të  ri shkollor 2012-2013 dhe Udhëzimet Administrative të nxjerra nga MASHT. Gjithashtu u fol edhe për mundësitë dhe nevojën për  trajnime si dhe çështje të tjera.

Me këtë  rast, Ministri Buja tha se nga raportet që vijnë nga terreni tashmë është çdo gjë gati që të filloj me sukses viti i ri shkollor  dhe se në klasën e parë do të regjistrohen 36 261 nxënës. 

Ndërsa sa i përket anës teknike, ministri  Buja tha se  “në pjesën e parë të shtatorit  do të  përurojmë 5 shkolla të reja  ndonëse kemi besuar se do bëjmë më shumë, pra do të përurohen dy shkolla të mesme në Prishtinë, një shkollë  fillore në Gjilan , një shkollë fillore në Fushë-Kosovë dhe  Gjinoc të Suharekës.

Ndërsa brenda këtij viti, do të kemi të gatshme edhe 5 shkolla të reja , si shkollë fillore në Banjë të Malishevës, një në Mushtisht të Suharekës, një shkollë të mesme në Gjakovë, një shkollë fillore në Podujeve dhe një në Vushtrri. Aktualisht janë gjithsejt 27  shkolla në ndërtim” , përfundoi ministri  Buja.

Ministri Buja foli edhe për përgatitjet për testin e Maturës Shtetërore dhe shtoi se këtij testi  me 31 gusht dhe 8 shtator, parashihet se do ti nënshtrohen  16 555 nxënës. Ndërkaq për administrim janë angazhuar 1408 administrues dhe 500 anëtarë komisioni.

Ndërkaq duke folur për  përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave tha se është i përkushtuar që ky proces të sh’politizohet,  “të shkundet  nga politika  arsimi në Kosovë. Kjo mendësi e dëmshme duhet të tejkalohet me qëllim që në vendin e duhur të kemi njerëz të aftë”.

Në fund, ministri tha se MASHT do të ushtroj të gjitha kapacitetet e mundshme  për mbështetje Drejtorive Komunale të Arsimit me qëllim që çdo gjë të shkoj mbarë.

Ndërkaq Naim Ismajli, kryetar i Bordit të Asociacionit të Komunave tha se është i nevojshëm një partneritet i mirëfilltë  ndërinstitucional me qëllim të përballimit të sfidave dhe të kemi suksesin e duhur në arsim.

Menagjerja e  GIZ –ës në Kosovë znj.  Dagmar Fuchs-Schmitz, u shpreh se arsimi është esencial për zhvillimin ekonomik të një vendi  dhe se cilësia në arsim nuk mund të ndryshoj për të mirë brenda natës. Ne jemi këtu që të ju mbështesim edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta e që është rritja e cilësisë në Arsim .

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)