29 Mars 2024

MASHT hartoi Draftligjin për Arsmin e të Rriturve dhe atë Profesional

Prishtinë, 15 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka filluar procesin e rishikimit të Ligjit për Arsimin e të Rriturve dhe Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional të Kosovës.

Me këtë punë, MAShT, po vazhdon  me procesin e kompletimit të infrastrukturës ligjore  bashkëkohore, që siguron një përspektivë të qëndrueshme të proceseve arsimore në Kosovë.

Procesi i rishikimi  po bëhet në bazë të nevojave të brendshme për ndryshime dhe në bazë të rekomandimeve që kanë dalë nga  raporti i progresit i Komisionit Evropian .

“Arsimi profesional është prioritet i vendeve evropiane, gjë që duhet të jetë edhe për ne, duke pasur parasysh  përspektivën zhvillimore të vendit, ndikimin e arsimit profesional në këtë aspekt.\"

\"Unë besoj se kjo që po bëni ju, ky kompletim i infrastrukturës ligjore në vazhdimësi, sipas standardeve bashkëkohore, është më se e nevojshme jo vetëm për shkak të  rekomandimeve nga raporti i progresit, por edhe nga nevojat e brendshme dhe zhvillimet që do të pasojnë në të ardhmen në fushën e arsimit”, tha ministri Buja .

Ndryshe , këto ndryshime kanë për qëllim edhe harmonizimin e akteve normative me Korizën Kombëtare dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, por edhe Kurrikulin e ri të Kosovës dhe dokumenteve tjera startegjike zhvillimore të arsimit.

Drafti i parë  po hartohet nga zyrtarët e MAShT-it dhe ekspertë  ndërkombëtarë, në mbështetje financiare nga  “DVV Internacional” - OJQ nga Gjermania .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)