03 Shkurt 2023

MASHT gati për mësim e me Abetare të përbashkët

Prishtinë, 31 gusht - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot përmes një konference për medie, ka bërë me dije se ministria të cilën ajo e udhëheq i ka bërë të përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023, i cili sipas kalendarit do të duhej të fillojë nesër më 1 shtator.

Ajo tha se MASHTI ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollorë.

“Janë shpërndarë tekstet me kohë dhe pas përkushtimit të madh nga ky vit shkollorë të gjithë nxënësit shqiptarë do të mësojnë me një abetare të përbashkët”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj vetëm për klasën e pestë nuk janë shpërndarë tekstet të cilat shumë shpejt do u shpërndahen ato.

Nagavci tutje tha se edhe pse kjo grevë është shpallë nga BSPK e njëjta nuk po mbahet në shumicën e institucioneve. "Andaj unë pres që të mos ketë grevë as në institucionet e arsimit", tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për rastin e dhunimit të 11 vjeçare, për të cilin rast ka shprehur indinjatë të thellë.

Ajo ka thënë se janë po punojnë në vetëdijesim për parandalim të dhunës në shkolla dhe të promovojnë barazinë gjinore në shkollat e Kosovës.

“Siguria në shkolla është në top prioritetet e ministrisë”, tha ajo.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)