27 Janar 2023

MASHT do të kujdeset për kuotat për studentët shqiptarë të Malit të Zi,

Prishtinë, 26 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadorin e Malit te Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Ambasadori Dinosha uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e Malit të Zi  që të vazhdojë bashkëpunimi në mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, njëherësh falënderoi MAShTI-n për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme për arsimimin dhe edukimin e të rinjve shqiptarë të Malit të Zi.

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe gatishmërinë e shprehur për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy vendeve, ndërsa theksoi se ky bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë në të ardhmen sipas trendëve të zhvillimit të arsimit në të dy vendet dhe mundësive që do të kemi.

Ministrja Bajrami, gjithashtu tha se, ashtu si edhe viteve të kaluara, do të kujdesemi që të sigurojmë kuotat për studentët shqiptarë të Malit të Zi, të cilët shprehin dëshirën që të studiojnë në Kosovë, gjë që do të bëhet duke u bazuar edhe në kriteret që do të përcaktohen paraprakisht.



Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)