19 Prill 2024

MASHT dhe UNICEF vazhdojnë bashkëpunimin e frytshëm

Prishtinë, 4 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja bashkë me udhëheqësit e tjerë zyrtarë, priti  udhëheqësen e sapo emëruar të UNICEF-It në Kosovë znj. Laila Omar Gad, me të cilën biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm  reciprok  me theks të veçantë në fushën e arsimit.

Ministri Buja ka uruar znj. Laila për detyrën e re në Kosovë dhe ka shprehur besimin se do të vazhdojë punën e frytshme të pararendësit të saj në mbështetje të proceseve arsimore në Kosovë.
 
“Ndihma juaj është shumë domethënëse,  sidomos në  procesin e  hartimit të Kurrikulit të Ri por edhe  në fusha tjera të arsimit”, tha ministri Buja  dhe shtoi se MASHT është e gatshme të bashkëpunojë  me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta  për gjithpërfshirje dhe arsim cilësorë në Kosovë.

Udhëheqja e UNICEF-it znj. Laila Omar tha se është e informuar për zhvillimin e  arsimit dhe të arriturat deri më tani, ndërsa shprehu interesimin dhe vëmendjen e saj për  kujdesin që duhet të kemi në aspektin e fëmijërisë së hershme si dhe përfshirjen sa më të madhe në shkollim të fëmijëve më nevoja të veçanta, për arsimin dhe aftësimin profesional dhe gjasat për punësim të tyre .

Znj. Laila gjithashtu tha se UNICEF-i në të ardhmen planifikon të ndihmojë edhe në fushën e shkencës dhe teknologjisë, gjë që u mirëprit nga udhëheqja e lartë e MAShT–it.

Më tutje, Ministri Buja foli edhe për zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë, për shkollimin e fëmijëve të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas, ndërsa  ka falënderuar znj. Laila për interesimin dhe gatishmërinë e saj që bashkëpunimi i ndërsjellë në të ardhmen të jetë akoma më i frytshëm.

Ndërkaq, zëvendësministri Nehat Mustafa insistoi që të vazhdohet me trajnimin dhe aftësimin e mësimdhënësve duke pasur parasysh komponentin e licencimit të tyre në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)