24 Prill 2024

MASHT dhe Stichting Spark nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 12 dhjetor - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Xhavit Dakaj dhe Yannick du Pont, drejtori i Stichting Spark-ut të Holandës, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi për Ndërtimin e Kolegjit Ndërkombëtarë të Biznesit në Mitrovicë (IBCM).

Ky Memorandum Mirëkuptimi, konfirmon se partnerët e lartpërmendur, dëshirojnë të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e Kolegjit Ndërkombëtarë të Biznesit në Mitrovicë, në Republikën e Kosovës, brenda një projekti të realizuar nga Spark-u, me qëllim që të themelohet një institucion i lartë profesional, i qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës.

Kolegji Ndërkombëtarë i Biznesit në Mitrovicë, ka për qëllim përgatitjen e shërbyesve civil profesional dhe udhëheqësve të biznesit në regjionin e Mitrovicës, të mësuar që të punojnë në ekipe shumëetnike për tregjet e Kosovës, të regjionit dhe atyre europiane, përmirësimin e mundësisë së punësimit të të diplomuarve në këtë kolegj, si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)