09 Shkurt 2023

Luksemburgu premton vazhdimin e projekteve në arsim e shëndetësi

Prishtinë, 25 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka takuar ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy shteteve.

Ambasadorja Gomes ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën me ekspertizë në sferën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përveç kësaj, ajo ka bërë të ditur se Luksemburgu do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkaq kryekuvendarja Osmani ka falënderuar ambasadoren për ndihmën nga shteti i Luksemburgut, duke kërkuar gjithashtu shtirjen e bashkëpunimit në sferën e parlamentarizmit dhe të grupeve të miqësisë ndërparlamentare.

Zonja Osmani ka bërë të ditur se një nga synimet e saj në krye të Kuvendit do të jetë edhe çështja e mjedisit.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se duhet bërë më shumë për politikat mjedisore që synojnë uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, zhvillimin e energjisë së ripërtritshme, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)