28 Mars 2024

Licencimi i universiteteve bëhet me dispozitat ligjore

Prishtinë, 28 shtator - Disa çështje të nostrifikimi të diplomave, pastaj  funksionimi i kolegjeve të palicencuara dhe vonesat në lëshuarjen e diplomave nga ana e disa universiteteve private, ishin tema qendrore të mbledhjes së Komisionit për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Arsim Rexhepi, kryetar i komisionit.

Këto çështje ishin ngritur në një mbledhje të mëparshme të këtij komisioni, ndaj edhe ishte ftuar në këtë mbledhje ta japë një informatë ministri i Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë Enver Hoxhaj.

Ministri Enver Hoxhaj që në fillim theksoi këto çështje përbëjnë shqetësim edhe për ministrinë, ndaj edhe u kushtohet rëndësi e posaçme për të mënjanuar çdo parregullsi e për vijueshmëri  të veprimtarisë në pajtim me dispozitat ligjore.

Një hap i rëndësishëm për të vënë rregull në këto segmente është themelimi i Qendrës për njohje edhe ekuivalencë- NARIC, që është themeluar në bashkëpunimi me Austrinë. Në funksion të kësaj është formuar edhe grupi i ekspertëve për njohje të diplomave, përkatësisht gradave profesionale.

Si ministri Hoxhaj , ashtu edhe bashkëpunëtorët e tij, theksuan se tashmë nuk ka probleme në çështjen e njohjes së diplomave, sepse këtë punë e bëjnë ekspertët përkatës.

Mirëpo, probleme bëjnë disa kandidatë, kur në mënyra të ndryshme përpiqen të thyejnë rregullat e ngritjes profesionale e shkencore, si për shembull në rastet kur duke manipuluar regjistrohen dhe kryejnë shkallën e tretë të studimeve, pa kryer më parë shkollën mesme ose fakultetin.

Për disa raste të universiteteve që ishin përmendur se punojnë pa licenca u tha se ato nuk kanë regjistruar studentë dhe janë marrë masa që  t’ iu pamundësohet veprimtaria joligjore. Edhe në aspektin e dhënies me kohë të diplomave universitare janë bërë hapa të rëndësishëm, por edhe këtu ka zvarritje për shkak se duhet shqyrtuar mirë e mirë se kandidatët  a e kanë kryer shkollimin paraprak, para se të regjistrojnë  fakultetin.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)