26 Shtator 2021

LDK: Qeverisë i mungojnë në tërësi politikat për librin

Prishtinë, 3 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës, në një deklaratë për media ka vlerësuar së Qeverisë i mungojnë në tërësi politikat për librin, prandaj edhe ato për bibliotekat.

Sipas LDK-së gjatë viti 2011 nuk është investuar fare në fushën e publikimit të librit dhe nuk patuer asnjë investim për të ndihmuar modernizimin e rrjetit të bibliotekave.

Po ashtu sipas tyre gjatë viti 2011, qeveria ka emëruar një Këshill Libri paligjshëm, me përbërje të paligjshme dhe tejet jopërfaqësues.

\"Në buxhetin e saj, gjatë viti 2011, qeveria pati alokuar 30 mijë euro për librin, por as këtë shumë nuk e dha të plotë për botuesit që konkurruan, meqë në fund 8 mijë euro i zhvendosi në projekte e veprimtari të tjera\", vlerëson LDK.

22 mijë euro për librin sipas kësaj partie është një shumë e papërfillshme, madje fyese. Me një shumë të tillë mund të paguhet vetëm shtypi i 10 librave me nga 500 kopje. Kjo është shuma më e vogël që është dhënë ndonjëherë për librin në këtë vend. Vetëm Komuna e Prishtinës gjatë viti 2011 ka financuar botimin e 85 librave, shtatë herë më shumë se Qeveria e Kosovës.

\"Me rastin e konkursit për përkrahjen e botimit të librave, Këshilli i Librit ka bërë zgjedhje joprofesionale dhe të ndikuar politikisht, ka lënë jashtë listës së vogël propozime për publikimin e veprave kapitale dhe ka zgjedhur tituj të tjerëë. Këshilli joligjor ka përjashtuar edhe Bibliografinë për studiuesin e madh, dr. Ibrahim Rugova.\"

Këshilli i Bibliotekave, si struktura më e lartë që propozon politika për zhvillimin e veprimtarisë në fushën e bibliotekave, nuk funksionon as fomalisht.

Ligji për Bibliotekat dhe Veprimtarinë Bibliotekare nuk është implementuar as gjatë këtij viti, ndërsa vetëm tani, në fund fare, para pak ditësh, qeveria e procedoi projektligjin e ri.

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, që është institucioni më i rëndësishëm i kësaj fushe të veprimtarisë në vend, sipas LDK-së funksionon pa buxhet të mjaftueshëm për të implementuar politikat zhvillimore, prandaj, kryesisht, mbështetet në donacionet në trajtë koleksionesh që i fiton vetë.

Ambientet e saj, në mungesë të invesitimeve në shkallë të nevojshme, ka kohë që janë bërë të papërshtatshme për punë dhe për kërkime shkencore.

Aktiviteti më i rëndësishëm vjetor i kësaj biblioteke, Java e Bibliotekës..., me karater ndërkombëtar, sivjet, në mungesë të përkrahjes së nevojshme, ka qenë shumë më i varfër se gjatë vitete të tjera.

Ndërsa, revista që nxjerr BKUK-ja, “Biblioletra”, e vetmja e kësaj fushe në vendin tonë, mezi mbijeton, pa arritur as të kompenzojë si e sa duhet punën e autorëve që botojnë aty. Ajo del falë insistimit të institucionet dhe autorëve që botojnë aty pa asnjë kompenzim ose që marrin honorare në shuma të papërfillshme.

Jemi në dijeni se projekte të tëra presin dhe nuk po realizohen, meqë mungon vullneti politik i qeverisë e kur mungon ky vullnet, mungojnë edhe fondet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)