29 Mars 2024

LDK: Qeveria po falsifikon edhe provimin e matures

Prishtinë, 14 shtator - Ekipi i Ekspertëve të Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë të Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK) ka vlerësuar se vargut të falsifikimeve të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Tekonologjisë tani i është shtuar edhe rezultati i Provimit të përsëritur shtetëror të maturës.

LDK vlerësoi se përnjëherë të arriturat pothuajse u dyfishuan ku u shpall se Provimin e kanë kaluar 61% të maturantëve, për të provuar kështu se rezultati u manipulua më keq e më thellë se herën e parë.

\"Nëse nuk është kështu, si ndodhi që për rreth dy muaj, të gjithë ata që nuk e kaluan testin që kap tërë nivelin e shkollës së mesme të lartë, ta kenë përnjëherë dijen e atij niveli? Rezultatin e manipuloi Qeveria, duke manipuluar standardet e testit, dhe ajo është përgjegjëse për këtë veprim të padenjë e tepër të dëmshëm\", vlerësuan ekspertë të LDK-së.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vetë organizimi dhe vlerësimi i rezultatit të këtij Provimi nga ana e Qeverisë përbën konflikt interesi dhe se kjo praktikë duhet të ndryshojë menjëherë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se manipulimet e kësaj natyre dëmtojnë rëndë arsimin në Republikën e Kosovës, përfshirë këtu arsimin universitar, sepse rezultati i Provimit të maturës përcakton në masën më të madhe edhe  rezultatin e provimeve pranuese në universitete.

\"Madje, në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, Qeveria arbitrarisht ka hequr provimin pranues dhe ka hapur rrugë që regjistrimi të bëhet duke patur për bazë vetëm rezultatin që e manipulon ajo vetë.\"

Lidhja Demokratike Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e tilla të dëmshme e të papërgjegjshme të Qeverisë e të njerëzve të PDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës konstaton se me veprime të tilla Qeveria e PDK-së, nëpërmjet strukturës politike të MASHT-it, po dëmton interesat nacionalë, për interesa e përfitime politike e private të njerëzve të saj, jo vetëm pse po falsifikon historinë, por edhe se po falsifikon të tashmen, duke manipuluar e falsifikuar rezultatet e arsimit në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Kosova duhet të përballet me të gjitha të vërtetat e saj, pa pranuar mashtrimet e përditshme të Qeverisë së PDK-së dhe pa e lejuar atë që të falsifikojë të vërtetat. Vetëm duke mos pranuar mashtrimet për interesa të vogla, do të mund të nisim rrugën e rezultateve të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)