05 Dhjetor 2021

Lansohet raporti mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla

Prishtinë, 3 dhjetor - Me rastin e 3 dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos organizon konferencën lansuese të raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë, sot në Qendrën e Resurseve të Handikos në Veternik.

Handikos, në partneritet dhe mbështetje të UNICEF, zyra në Kosovë, në kuadër të projektit ‘Avancimi i Situatës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’ ka realizuar një vlerësim të 144 shkollave në shtatë regjione të ndryshme në Kosovë, mbi nivelin e qasjes që ato ofrojnë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Të gjeturat kyçe dhe rekomandimet e raportit do prezantohen në konferencë.

Konferenca  me një pjesë të panelistëve do të jetë fizikisht në Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Veternik.

Ndërsa dy panelistë tjerë dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kyçen përmes ZOOM.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)