19 Qershor 2021

Kuvendi debaton lidhur me arsimin në situatën e pandemisë

Prishtinë, 27 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e rregullt plenare në të cilën deputetët do të debatojnë lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Në seancën e të enjtes, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020.

Ndërsa më pas do të formojë dy komisione ad-hoc: Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe atë për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

Më pas, deputetët do të debatojnë në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, ndërsa në fund do të shqyrtojnë kërkesën e Komisionit për Shëndetësi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)