27 Janar 2023

Kryeministri Kurti uron fillimin e pilotimit të arsimit dual

Prishtinë, 7 shtator - Me rastin e fillimit të pilotimit të arsimit dual, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën e mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë dhe i uroi për nismën.

Kjo nismë ka për qëllim mbylljen e hendekut të shkathtësive duke përgatitur kuadro me shkathtësi të duhura, që u përgjigjen kërkesave të tregut dhe është iniciuar nga MAShTI me mbështetje të fondacionit Besa dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve vendore dhe donatorët.

Arsimi dual ka filluar të pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor 2022/2023 me pesë klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: floktari, kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere dhe murator.

Për dallim nga modeli paraprak, nga ky vit shkollor të rinjtë do të kenë mundësi, që gjatë tri viteve të shkollimit, ta kalojnë më shumë se gjysmën e kohës në vende reale të punës.

Gjatë vizitës në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe në biznesin partner në zbatim, u theksua roli kyç i arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

U vlerësua bashkëpunimi institucional midis sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe sektorit privat, si parakusht i domosdoshëm për sistem të suksesshëm të arsimit dual. U theksua se në rastin e Kosovës faktor mbështetës në transformimin e AAP-së është përfshirja e mërgatës, që sjellë përvojat nga shtetet gjermanofolëse për t’i përshtatur në kontekstin tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)