28 Mars 2024

Kosova merr statusin e asociuar në programin “Horizon Europe”

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe Komisonerja e BE-së për Inovacion, Hulumtim, Kulturë, Arsim dhe Rini, Mariya Gabriel kanë nënshkruar në Prishtinë dhe Bruksel marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Horizon Europe”.

Me këtë marrëveshje, Kosova fiton statusin e asociuar në program me të drejta të plota, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjisë dhe Izraelit.  

Statusi i asociuar do të thotë më shumë mundësi për subjekte juridike dhe individë nga Kosova për pjesëmarrje në programet kërkimore evropiane.

Me këtë rast, Kosova bëhet pjesë aktive e Hapsirës Evropiane të Kërkimit, duke përfituar nga pjesëmarrja në një ekosistem të përbashkët, panevropian të kërkimit dhe inovacionit.

Programi “Horizon Europe” është programi kryesor i Bashkimit Evropian për financimin e punës kërkimore dhe inovacionit me buxhet të përgjithshëm prej 95.5 miliard euro.

Programi bën të mundur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit, duke mbështetur zbatimin e politikave të BE-së dhe duke adresuar sfidat globale të njerëzimit përmes kërkimit dhe inovacionit.

Në programin Kornizë të BE-së për hulumtim dhe inovacion, Kosova fillimisht ka marrë pjesë në programin “Framework Programme 7” dhe “Horizon 2020”.

Në këto programe, Kosova ka pasur statusin e vendit të tretë (third country) bashkë me shumicën e vendeve të tjera të botës, ndërsa me këtë Marrëveshje statusi i Kosovës avancohet ndjeshëm.

Marrëveshja për asocim në Programin “Horizon Europe” hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, subjekteve juridike nga Kosova i është lejuar të aplikojnë edhe në thirrjet e vitit 2021, ndërsa fituesit do të mund t’i realizojnë projektet e tyre pas ratifikimit të Marrëveshjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)