26 Shtator 2021

Kosova e Maqedonia intensifikojnë bashkëpunimin në arsim

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja i shoqëruar nga zëvendësministri, Nehat Mustafa, pritën sot në takim zëvendësministrin e Arsimit të Maqedonisë, Safet Neziri.

Ministri Buja dhe zëvendësministri, Neziri janë pajtuar që Qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në sferën e arsimit.

Ministri i Arsimit në Republikën e Kosovës theksoi se, në takim është diskutuar për çështje të ndryshme, të cilat e përcjellin arsimin në Kosovë, porse biseda u fokusua në bashkëpunimin e shtuar dhe ndihmën e ndërsjellë në fushën e arsimit, e cila do të përfundojë me një memorandum bashkëpunimi, i cili pritet të nënshkruhet në të ardhmen.

Ministri Buja, po ashtu, vlerësoi se procesi i integrimit të komunitetit serb në institucionet arsimore të Kosovës është duke shkuar mirë dhe se arritjet në këtë drejtim janë të prekshme.

Në konferencën për media, ministri i Arsimit u përgjijgj edhe në interesimin e gazetarëve rreth vendimit të MAShT-it për regjistrimin e maturantëve nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, të cilët kanë përfunduar mësimet me sukses të shkëlqyeshëm. Ministri Buja tha se, studentët e këtyre vendeve do të kenë mundësi të vijojnë studimet  në Universitetin Publik të Prishtinës dhe atë të Prizrenit pa ndonjë problem.

Ndërsa, zëvendësministri Neziri foli  për çështjen e njohjes së diplomave për studentët të cilët përfundojnë studimet në Universitetet Publike të Kosovës, çështje kjo e cila do të rregullohet në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)