09 Shkurt 2023

Kosova dhe Shqipëria përurojnë sot Abetaren e përbashkët

Gjakovë, 1 shtator - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) organizon ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë - Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi.

Ceremonia do të mbahet sot në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë.

Nxënësit që ulen për herë të parë në bankat shkollore këtë shtator do të studiojnë të njëjtin libër si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

Marrëveshja për Abetaren e unifikuar – për nxënësit nga jugu në veri, te të dyja vendet – u arrit në nëntor të vitit 2021, gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)