24 Prill 2024

Kosova dhe Norvegjia vazhdojnë bashkëpunimin në arsimit profesional

Prishtinë, 16 gusht - Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa me bashkëpunëtorë, priti një delegacion nga Norvegjia të kryesuar nga Tore Brandstveit, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e  Trondheimit.

“Ndërtesat e Qëndrueshme  Efiqiente të Energjisë në Kosovë “ i cili do të aplikohej në vendin tonë.  Në këtë takim u bisedua edhe për  zhvillimet dhe të arriturat në fushën e arsimit  me fokus  zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në Kosovë .

Zëvendësministri Mustafa  vlerësoi lartë investimet ( rreth 14 milion euro ) e bëra nga Qeveria e Norvegjisë ( Ministria e Punëve të Jashtme ),  për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional  , me q`rast veçoi ndërtimin e Qendrave të Kompetencës në Skenderaj dhe Malishevë  si dhe  në “Shkollën e Mesme Bujqësore”  në Lipjan.

“ Zhvillimi Arsimit dhe Aftësimit Profesional është ndër prioritetet e MAShT  ndërsa  Qendrat e Kompetencës janë shembulli më i mirë se si duhet të punohet dhe organizohet procesi mësimor për të patë rezultatet e dëshirueshme  dhe shtoi se në Arsimin Profesional kemi rreth 60 për qind të nxënësve “ tha z.v Mustafa  .

Ndërkaq duke folur për projektin e ofruar  dhe implementimin e tij në Kosovë  z . Mustafa tha se sigurisht që ky projekt  është i rëndësishëm për ne dhe se MAShT do ta  mbështesë implementimin e tij . “ Ne kemi nevojë për projekte të tilla hulumtuese shkencore  por  edhe  këmbim përvojash të studentëve të të dy vendeve”  theksoi Mustafa .

 z.Tore Brandstveit,  prezantoi projektin “ Ndërtesat e Qëndrueshme  Efiqiente të Energjisë në Kosovë” i cili do të implementohej në partneritet me “ European School of Law and Governance “ nga Prishtina .

Brandstveit  tha se ky projekt veç tjerash parasheh krijimin e “ Qendrës  Hulumtuese për  Ndërtesa  e Energjisë  Efiqiente “  ndërsa në funt parasheh krijimin e një programi studimorë  në ESLG  me Universitetin e Trondheimit , me mundësi të bashkëpunimit me Fakultetin e Arkitekturës së UP-së  si dhe  ofrimin e mundësive( bursave )   për studim  të të rinjve nga Kosova në Norvegji.

Drita Kadriu, këshilltare e ministrit   e vlerësoi si të rëndësishëm këtë projekt ndërsa  shtoi se këmbimi i përvojave  por edhe  mundësia për të rinjtë  tanë  që të studiojnë në Norvegji është  me  interes.

Ndryshe  sipas  ekspertëve Norvegjez, projekti ka për qëllim  edhe ngritjen e kapaciteteve , zhvillimin e institucioneve ,  renovimin e ndërtesave ekzistuese të cilat  në të ardhmen do të performojnë më mirë në  menaxhimin e energjisë elektrike por edhe  në prodhimin e energjisë pavarësisht  lidhjes me rrjetin elektrik”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)