23 Prill 2024

Kosova anëtarësohet në rrjetin evropian GÉANT

Prishtinë,  26 nëntor - Rrjeti Kombëtar i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim sapo është pranuar në Rrjetin Evropian GÉANT, një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avansuara hulumtuese dhe arsimore në botë që lidh më shumë se 50 milionë përdorues në 10,000 institucione në Evropë dhe që përkrahë të gjitha disiplinat shkencore.

Procedurat e nisura kohë më parë dhe pasi  një muaj më parë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkroi me 20 institucione publike dhe private të arsimit të lartë marrëveshje mirëkuptimi për Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës dhe tash anëtarësimi është një përmbyllje e suksesshme brenda e këtij procesi.

“Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, përfshirë mua si ministër, është tejet e kënaqur që tashmë jemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, që padyshim do të ndikojë edhe në avancimin e qasjes së studentëve tanë në tema shkencore dhe bashkërendim me botën perëndimore”, ka thënë ministri Kuçi.

Kërkesa nga Kosova është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e GÉANT me shumicë votash. Tash hulumtuesit shkencorë, studentët dhe stafi i institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë mund të kenë qasje shumë të besueshme dhe të pakufizuar në llogaritje kompjuterike, analiza, arkivim elektronik, aplikacione dhe burime tjera.  

Ngritja dhe zhvillimi i Rrjetit Kombëtar të Kosovës për Hulumtim dhe Edukim dhe ndërlidhja e tij me GÉANT janë pjesë e Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës, të financuar nga Banka Botërore dhe të zbatuar nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës.

“Banka Botërore do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në forcimin e arsimit dhe

infrastrukturës digjitale, që janë kritike për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës meqenëse ndihmojnë në thellimin e lidhjeve me ekonominë botërore”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)