28 Mars 2024

Komunës së Mitrovicës, projekt për shëndetin e nxënësve

Mitrovicë, 7 qershor - Me qëllim të krijimit të një pasqyre reale për shëndetin e nxënësve, Drejtoria e Shëndetësisë ka nisur realizimin e një projekti për vizita sistematike në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.

Ky projekt është vlerësuar tepër me rëndësi, meqë do të ndihmoj në zbulimin e anomalive shëndetësore te nxënësit dhe mandej edhe ndërmarrjen e masave parandaluese me kohë.

Drejtori i Shëndetësisë, Shaqir Demiri, tha se fillimisht gjatë këtyre ditëve do të realizohet një pilot-projekt i këtillë në shkollën fillore në fshatin Vërrnicë, me qëllim të testimit të përgatitjeve që janë bërë. Ndërsa në shtator, theksoi ai, ky projekt do të realizohet në të gjitha shkollat e qytetit, duke përfshirë nxënësit prej klasës së 5-të deri në klasën e 13-të.   

Shaqiri njoftoi se në përgjithësi këtyre vizitave do t’u nënshtrohen rreth 19 mijë nxënës të të gjitha shkollave të Mitrovicës. “Gjatë këtyre vizitave të ekipeve mjekësore, nxënësit do t’u nënshtrohen analizave të ndryshme, si pasqyra e gjakut, mandej pesha, gjatësia, gjendja e shëndetit të dhëmbëve, higjiena etj. Do të merren 33 parametra, që paraqesin material të mjaftueshëm për të krijuar një pasqyrë reale për shëndetin e nxënësve”.

Ai vlerësoi me rëndësi edhe faktin se gjatë këtyre vizitave do të zbulohen anomalitë që mund të kenë nxënësit. Tha se në raste të tilla ata do të këshillohen për vazhdimin e trajtimit profesional mjekësor për problemet që mund të kenë.

Drejtori Shaqiri, gjithashtu foli për krijimin e një bazë me të dhëna gjatë këtyre vizitave nëpër shkolla, që do të ndihmojnë për hartimin e një strategjie për t’u përkujdesur për shëndetin e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve në të ardhmen. “Në bazë të këtyre  të dhënave do të bëhet plani për masat që duhet të ndërmerren”.       

Për të mbështetur realizimin e këtij projekti unik në gjithë Kosovën, kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe drejtori për Arsim, Ali Bejta, kanë vizuar të enjten ekipet mjekësore që kanë filluar testin provues në shkollën e Vërrnicës.  Kryetari Kastrati, tha se komuna do të mbështes me të gjitha kapacitetet realizimin  e këtij projekti tepër me rëndësi.

Ky projekt është miratuar edhe në Kuvendin e Komunës. Për realizimin e tij janë ndarë rreth 40 mijë euro nga Drejtoria e Shëndetësisë.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)