27 Janar 2023

Komuna si mori parasysh kërkesat, bojkotohet mësimi në shkollën "Gjon Serreçi"

Ferizaj, 11 shkurt - Shkolla fillore “Gjon Serreçi” , si njëra ndër shkollat me më së shumti nxënës në Ferizaj, ku aktualisht ka 2100 nxënës me 93 paralele të cilët tash e sa kohë përballen me një gjendje jashtëzakonisht të vështirë dhe nga kjo gjendje më iniciativën e prindërve të kësaj shkollë duke autorizuar kryetarët e prindërve të klasave kanë formuar një këshill për të ngritur shqetësimin dhe adresuar problemet e kësaj shkolle.

Përfaqësuesit e kryetarëve të prindërve të klasëve të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj me datën 11 shkurt 2022 mbajtën mbledhje të përbashkët, meqë rast morën këtë vendim;

Bojkotimi i procesit edukativo- arsimor nga e hëna me datën 14 shkurt 2022 për shkak gjendjes që ka të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, me orarë të shkurtuar nga 25 minuta nga kjo këshilli i kryetarëve të prindrëve të klasëve, ka marr veprimin e bojkotimit të procesit mësimor deri në plotësimin e kushteve për mbajtën e procesit mësimore të rregullt sic është paraparë edhe me ligjet e Republikës së Kosovës, më orar të plotë nga 40 deri 45 minuta.

Deri tek ardha e bojkotimit ka qenë arsyjeja se këshilli i shkollës që më vite të tëra ju ka adresuar shqetësimin për gjendjen e shkollës për kushte të dobëta dhe mos realizmin e kërkesave që janë bërë në drejtim të Komunës së Ferizajt.

Të hënën me datën 7 shkurt 2022, këshilli i kryetarëve të prindrëve të klasëve të të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, ka takuar nënkryetarin e Komunës së Ferizajt z. Lulzim Aliu dhe drejtorin e drejtorsë së DKA-së z. Afrim Llabjanin duke ja parqitur tri kërkesa:

1. Të bëhet orari mësimor i plotë siç është në ligjet Republikës së Kosovës (si mbahen procesim mësimore në tërë shkollat) dhe udhëzimet e arsimit prej 40 - 45 minuta;

2. Të largohet nga objekti shkolla e mesme e mjekësisë “Elena Gjika” që të kalojë në ndonjë objekt tjetër,

3. Mos të barten asnjë klasë nga objekti i shkollës.

Këshilli i kryetarëve të prindërve të klasëve të të shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, kishte kërkuar që të ofrohet zgjidhje deri të mërkurën dhe poashtu ky këshill ju dha kohë deri sot, por Komuna vendosi të hesht karshi kërkesave, duke mos ofruar asnjë zgjidhje.

Duke marrë parasysh Ligjin për arsimin universitar, ligji për vetëqeverisje lokale, ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, Komunat obligohen të ofrojnë kushte sa më të mira për nxenësit.

Në rast se heshtja e zyrtarëve komunal do vazhdojë, ne si Këshill do drejtohemi në instanca më të larta, gjithmonë bazuar në Ligjet e Republikës së Kosovës, duke adresuar kërkesat tona nga ministrja Nagavci, Avokati i Popullit, e deri te presidentja Vjosa Osmani, e kryeministri Albin Kurti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)