29 Mars 2024

Komuna e Vushtrrisë po mbyllë shkollat nëpër fshatra

Prishtinë, 6 shtator - Dega e LDK-së në Vushtrri përkrah fuqishëm kërkesat e prindërve të fshatrave Studime e Epërme, Bequk dhe Karaq, të cilët kërkojnë që të anulohet vendimi i Kuvendit Komunal të Vushtrris, i datës 28 korrik 2011, për mbylljen e shkollave nëpër këto fshatra, me pretekst se nuk ka numër të mjaftueshëm të nxënësve për vijimin e mësimit.

Ky veprim i Kuvendit Komunal është jo human dhe njëherit diskriminues për fëmijët dhe familjarët e këtyre fshatrave, dhe pasojat e tij do të jenë shumë të mëdha.

 Dega e LDK-së së Vushtrris shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e tilla të udhëheqësve të pushtetit komunal në Vushtrri, të cilët po degradojnë proceset dhe po injorojnë të tjerët. Me mbylljen e shkollave në fshatrat e sipërcekur, Kuvendi Komunal po cën drejtpërsëdrejti fëmijët, shtresën më të rëndësishme të shoqërisë, të ardhmen e vendit. Rruga e tyre e vetme në jetë është mësimi dhe dija, ndërsa komunarët po ua mohojnë atyre pikërisht këtë.

Se sa të papërgjegjshëm janë pushtetarët komunalë të Vuishtrris, e dëshmon fakti se familjarët dhe të afërmit e këtyre fëmijve janë ata që sakrifikuan më së shumti për lirinë që ne e gëzojmë, ndërsa pushtetarët e materializojnë për interesa personale e klanore.

Por ky nuk është veprimi i vetëm johuman dhe diskriminues i psuhtetarëve, meqë ata kanë dëshmuar papërgjeshmëri të skajshme edhe me rastin e rekrutimit të personelit arsimor për nevoja të shkollave në Komunën e Vushtrrisë, kur zgjodhën për kuadra militantë e diletantë të PDK-së, familjarë të tyre, në vend se të zgjedhin mbi bazën e përvojës dhe të profesionalizmit.

Dega e LDK-së në Vushtrri, i bën thirrje Kuvendit Komunal të Vushtrris, që të shqyrtojë me serizitet kërkesat e prindërve dhe familjarëve të fëmijve që po ngelin pa shkolla, dhe të anulojnë atë vendim të papërgjegjshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)