06 Gusht 2021

KMDLNJ e shqetësuar me rezultatet në testin e maturës

Prishtinë,  16 qershor - Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë ka shprehur shqetësimin lidhur me rezultatet e arritura në testin e maturës shtetërore, me ç’rast vetëm 42 % e maturantëve e kanë kaluar.

Kjo për Këshillin është shumë brengosëse sepse tregon se sistemi i edukimit është në krizë të thellë. Rezultati bëhet edhe më shqetësues kur kemi parasysh rezultatin e kalueshmërisë për shkollat profesionale dhe i cili është vetëm 25.2%”, thuhet në reagim.

Këshilli është i mendimit se duhet filluar sa më parë një reformim i thellë i sistemin të arsimit, andaj u bënë thirrje përgjegjësve të arsimit që muajt e pushimeve t’i shfrytëzojnë për të reflektuar në këtë fenomen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)