18 Prill 2024

Klubi i Prodhuesve mbështet sistemin dual të arsimit në Kosovë

Prishtinë, 30 maj - Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Fondacionin BESA kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e sistemit dual në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve ka një kohë që avokon që arsimi dual të jetë pjesë e shkollimit profesional në vendin tonë. Sistemi dual i arsimit është e një rëndësie të madhe pasi kontribuon në zhvillimin e aftësive cilësore praktike që kërkohen nga punëdhënësit. Sistemi dual është një sistem në të cilin aftësimi profesional në shkolle profesionale kombinohet punën praktike me një kompani.

Iniciativa për zbatimin e sistemit dual në Kosovë ka ardhur nga Fondacioni BESA, të cilët janë zotuar që të sjellin ekspertizën lidhur me këtë sistem nga diaspora në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve beson që ky sistem do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e punësimit të nxënësve pas kryerjes së praktikës dhe lehtëson rrugën për punëtorë të kualifikuar edhe për prodhuesit vendor.

Me anë të kësaj marrëveshje bashkëpunimi është pajtuar që nga muaji shtator, anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të jenë kompani të cilat do të fillojnë me zbatimin e sistemit dual të mësimit, ku do të hapin dyert për ngritjen dhe praktiken profesionale të nxënësve në shkollat profesionale. Nxënësit pas përfundimit të punës praktike do të kenë mundësinë që të punësohen menjëherë në kompaninë ku janë aftësuar profesionalisht.

Ky do të jetë investimi më i sigurte në ngritjen e kuadrove të reja profesionale, punësimin e të rinjve, dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)