27 Janar 2023

Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban marrsh për cilësin në arsim

Prishtinë, 19 prill - Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) do të organizon sot një marrsh  me moto "S'po shkohet n'shkollë" e cila mbahet si thirrje për cilësi në arsim.  

Njëri nga përfaqësuesit e KNK-së Elion Ademin ka thënë së ky marrsh vjen pas shumë problemeve që kanë evidentuar në sistemin arsimor si: cilësia e arsimit, përmbajtjet mësimore, sjelljet e profesorëve, infrastruktura e institucioneve shkollore si dhe fenomenet negative prezente me të cilat përballen nxënësit e shkollave të Kosovës.

“Këshilli i Nxënësve të Kosovës duke marr parasysh rezultatin e raportit të hulumtimit të marr nga të gjitha shkollat e mesme të Kosovës rezultatet nga ky hulumtim kanë qenë për të ardhur keq nga cilësia e arsimit që ne kemi në vendin tonë”, ka thënë Ademi për.

Të dhënat e KNK’së nga ky hulumtim kanë shpërfaqur shifra shqetësuese në lidhje me dukuritë negative që ndodhin në shkollat tona.

34,4% e nxënësve, sipas këtij hulumtimi, kanë raportuar që në shkollën e tyre ka mësimdhënës që ngacmojnë seksualisht nxënësit, ndërsa 27,9% kanë thënë se në shkollat ku ata vijojnë mësimin ka mësimdhënës që i godasin nxënësit.

Marshi i nxënësve, që për qëllim ka kthimin e vëmendjes te arsimi, pritet të mbahet në 29 komuna të Kosovës, por me orare të ndryshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)