26 Shtator 2021

Kërkohet revokimi i masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të Pagave

Prishtinë, 30 janar - Pas takimit me Avokatin e popullit SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, e Doganës dhe ajo e Zjarrfikësve kanë vazhduar me takimet e përbashkëta konsultative me qëllim që të ndërmarrin angazhime të përbashkëta dhe kanë përgatitur kërkesën e përbashkët dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën që ajo të revokojë masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Për këtë angazhim këto 5 sindikata kanë informuar edhe Avokatin e popullit gjatë takimit me të dhe janë të bindur se Kushtetuesja do ta merr në shqyrtim këtë kërkesë dhe atë që Avokati i popullit e kishte proceduar bazuar në kërkesat e institucioneve arsimore të arsimit, që ishin nënshkruar nga anëtarët e SBASHK-ut dhe ishin dorëzuar në adresën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës dhe ajo e Zjarrfikësve në takimin e sotëm, krahas aprovimit të kërkesës së përbashkët drejtuar Kushtetueses janë pajtuar që të vazhdohet me takimet konsultative me qëllim që angazhimet të jenë të përbashkëta lidhur me Ligjin e pagave, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme për anëtarësinë e këtyre 5 sindikatave, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorë shumë të rëndësishëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjofca, bën homazhe në Abri të Epërme, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe në këtë fshat. (Abri e Epërme, ora 14:30)