29 Mars 2024

Ish-kryeministri Kurti vizitoi Qendrën “Libart”

Prishtinë, 5 gusht - Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” që u inaugurua gjatë muajit të kaluar, u vizitua nga ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, z. Ismajl Kurteshi dhe këshilltarja ligjore e z. Kurti, znj. Furtuna Sheremeti.

Gjatë vizitës, anëtarët e organizatës ETEA, që njëherësh menaxhojnë Qendrën “Libart”, e njoftuan z. Kurti detajisht me qëllimet, programin dhe planet për zgjerim të Qendrës “Libart”, si dhe me projektet dhe planet afatgjate të organizatës në raport me përmirësimin e gjendjes së librit dhe arsimit në Kosovë.

Agon Ahmeti, drejtor ekzekutiv i ETEA-s, përveç tjerash, mysafirët i prezantoi me hulumtimet mbi lexueshmërinë që organizata ETEA ka realizuar ndër vite, konkluzat dhe rekomandimet e së cilave përpos adresimit tek institucionet relevante kanë shërbyer si bazë për hartimin dhe materializimin e projekteve të ETEA-s.

Ndër të tjera, mysafirëve iu prezantuan edhe disa sekuenca të shfaqjes “Muret Flasin”, dedikuar organizimit të arsmit në shtepitë-shkolla gjatë viteve të 90-ta. Lidhur më këtë z. Albin Kurti tha se arsimi përherë ka qenë bartësi kryesor i rezistencës, përderisa shtoi se shteti nuk mund të ketë sukses pa arsim.

Ndërsa për Bibliotekën Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit, projekt i iniciuar nga The Library Project Kosova, dhe implementuar në bashkëpunim me organizatën ETEA, mbështetur nga GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane, foli zyrtarja e projektit Anita Tahiri. Ajo tha se në fund presim që orët e leximit të përfshihen në kurrikulë, do të thotë të bëhen dy orë leximi obligative brenda javës. Tahiri po ashtu tha se kjo ndikon në krijimin e një kutlure të të lexuarit, në mënyrë që me e pase nji lloj reflektimi në cdo sferë.

Në këtë vizitë, z. Kurti u shoqërua nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci dhe ish kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, z. Ismajl Kurteshi.

Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, z. Ismajl Kurteshi, u shpreh se te femijët ka pak interesim për të lexuar. Kurteshi tha se në mënyrë që të nxitet leximi duhet punuar me mësues dhe prindër, me prindër që fëmijëve në vend të lodrave t`u blejnë ndonjë libër me ilustrime të përshtatshëm për moshën.

Në anën tjetër, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci tregoi se duke qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, e ka përcjellë rritjen e organizatës ETEA. Nagavci dhe ndër të tjera u shpreh se ka shumë mënyra si të kalohet nga klisheja e të lexuarit në një lexim më specifik dhe praktik.

Në fund, anëtarët e ETEA-s, z. Kurti ia dhuruan librat “Educated” të autores Tara Westover dhe “Josif Bageri - Jeta dhe vepra” të autorit Rami Kameri, si shenjë falënderimi e mirënjohjeje për  vizitën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)