28 Mars 2024

Inaugurohen Qendra e Karrierës dhe Kabineti i Kuzhinës në shkollën “Kadri Kusari”

Gjakovë, 25 maj - Organizata Syri i Vizionit në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Lartë Ekonomike “Kadri Kusari“ në Gjakovë organizojnë “Ditët e dyerve të hapura” të cilat do të mbahen prej 26 deri më 28 maj 2021.

Ky aktivitet ka për qëllim njohjen nga afër të prindërve, nxënësve të klasave të nënta, bashkëpunëtorëve, bizneseve dhe çdokujt tjetër që është i interesuar me shkollën, ambientet e saj, veprimtarinë, drejtimet si dhe mundësitë e punësimit e zhvillimit të karrierës që ajo ofron për nxënësit e rinj.
 
Në prezencën e ministrisë së arsimit, drejtorisë së arsimit dhe shumë bashkëpunëtorëve të kësaj shkolle, sot është bërë inaugurimi i Qendrës së Karrierës si dhe Kabinetit të Kuzhinës të cilat janë përkrahur nga projekti SEED Faza III, i cili zbatohet nga organizatat Volkshilfe Solidaritat dhe Syri i Vizionit me financim nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA.
 
Hapësirat e reja të cilat pritet të inaugurohen do të jenë një mbështetje e rëndësishme e cila do të ndikojë në ngritjen profesionale si për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës.  

Kabineti i Kuzhinës dhe salla e restorantit do t’u mundësojnë nxënësve dhe mësimdhënësve ta kryejnë punën praktike brenda ambienteve të shkollës.

Me këtë do të ndikohet në ngritjen e shkathtësive të nxënësve të drejtimit të hotelerisë dhe turizmit dhe në përgatitjen e kuadrove shumë të nevojshme profesionale për këtë sektor.
 
Në anën tjetër, Qendra e Karrierës do t’i ofrojë mbështetje shkollës në orientimin e nxënësve në karrierë duke ofruar këshilla rreth profesioneve më të kërkuara si dhe t’i këshillojë për shfrytëzimin e potencialit të tyre për të arritur aspiratat e tyre në karrierë.

Kjo Qendër do të bashkëpunojë me biznese duke lidhur marrëveshje për punë praktike dhe hapjen e profileve të reja sipas kërkesave të tregut të punës.

Ajo po ashtu do të promovojë shkollën në panaire, rrjete sociale, shkolla fillore, aktivitete të ndryshme si dhe do të gjurmojë/përcjellë nxënësit edhe pas përfundimit të shkollimit të tyre të mesëm.
 
Shfrytëzoni “Ditët e dyerve të hapura” si një mundësi për ta njohur shkollën “Kadri Kusari“ më mirë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)