07 Shkurt 2023

Inaugurohen hapësirat e përbashkëta të fakulteteve teknike në UP

Prishtinë, 15 shkurt - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Kompjuterike si dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga sot, do të kenë hapësira të përbashkëta. Inaugurimi i hapësirave të reja për studentë u bë me rastin e shënimit të 52-vjetorit të themelimit të UP-së.

Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, tha se përurimi i këtyre hapësirave të përbashkëta në fakultetet teknike dëshmon bashkëpunimin e mirë që këto fakultete e kanë traditë që nga themelimi.

“Kam kënaqësinë që sot, në kuadër të shënimit simbolik të përvjetorit të 52-të të UP-së, të përuroj hapësirat e renovuara të Fakultetit Teknik, në të cilin operojnë tri fakultete. Me këtë renovim jam i bindur që do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit për të rinjtë e këtyre fakulteteve, si dhe do të ketë hapësirë më moderne për të kaluar kohën”, ka thënë Sahiti.  

Mes tjera, Sahiti bëri të ditur se gjatë ditës do të ketë edhe organizime tjera për shënimin e këtij përvjetori.

Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, prof. ass. Florim Grajqevci, tha se rregullimi është mundësuar nga Universiteti i Prishtinës për studentët e këtyre fakulteteve, në mënyrë që t’iu ofrohet atyre më shumë komoditet dhe të ndihen sa më mirë.

Gjatë ditës, kanë vijuar ceremonitë për ndarje të mirënjohjeve për studentë të dalluar, profesorë në pension, si dhe profesorë që kanë kontribuuar në fushën e kërkimeve shkencore në UP. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)