24 Prill 2024

Heldt ofron mbështetje në zhvillimin e arsimit në Kosovë

Prishtinë, 12 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim dhe prioritetet që ka Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar gjendjen në arsim.

Ambasadori Heldt i uroi detyrën e re ministres Bajrami dhe ia konfirmoi asaj mbështetjen e partnerëve për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Ministrja Bajrami falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët zhvillimorë, mënyrë që të mos ketë ngecje apo vështirësi në implementimin e projekteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)