04 Shkurt 2023

Hapet thirrja për t’u bërë super Arsimtarë dhe super Mentorë

Prishtinë, 10 maj - Në 5 vjetorin e implementimit të Programit të Vullnetarizmit Edukativ, organizata TOKA zyrtarisht hap thirrjen për gjeneratën e re të Super Arsimtarëve dhe Super Mentorëve si pjesë e këtij programi.

Ky program është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit, i cili u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin, si dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive.

Programi i Vullnetarizmit Edukativ funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.

Gjatë këtyre 5 viteve, 150 Super Arsimtarë dhe Super Mentorë i janë bashkangjitur Programit të Vullnetarizmit Edukativ, si dhe janë formuar 81 Klube të Super Vullnetarëve dhe janë përfshirë mbi 2,500 të rinjë të moshës 12-17 vjeç duke realizuar mbi 200 projekte në të mirë të komunitetit.

"Për 5 vite, Programi i Vullnetarizmit Edukativ është shtrirë pothujase në të gjitha komunat e Kosovës. Bashkë me shumë të rinj, mësimdhënës e institucione i kemi fuqizuar plot të rinjë e të reja që të jenë zot të vetes e të vendit ku jetojnë. Vullnetarizmi Edukativ është ndër programet e pakta afatgjate që ndodhin në vend dhe jemi shumë të lumtur që kemi arritë të shënojmë 5 vjetorin me shumë storie suksesi ndër vite” - u shpreh Menaxherja e Programit të Vullnetarizmit Edukativ - Hatixhe Zeka.  Quote by HATO, Program Lead"

Në qoftë se keni pasur gjithmonë dëshirën të keni ndikim në ndryshimet pozitive në komunitetin tuaj qoftë si arsimtar/e, qoftë si student/e apo një i ri/ e re, atëherë TOKA ju fton të aplikoni për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e. Kushtet për tu bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e mund t’i gjeni në format e aplikimit në vijim.

Aplikimin për SUPER Arsimtar/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: https://forms.gle/rVtsL96BtmiAAn1p6

Ndërkaq, aplikimin për SUPER Mentor/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: https://forms.gle/eaXVCsaZnNHX3qAcA

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut - EIDHR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)