31 Korrik 2021

Hapet projekti për përgatitjen e mësimdhënësve të orientuar drejt cilësisë

Prishtinë, 5 mars - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon hapjen e projektit QATEK, projekt ky drejt një sistemi të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj që është i orientuar drejt cilësisë, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë, i cili financohet nga programi Erasmus Plus i Bashkimit Evropian.

Projekti implementohet nga Universiteti i Prishtinës si grantmbajtës dhe partnerë nga Bashkimi Evropian janë Universiteti i Lubjanës, Universiteti LUMSA në Romë dhe Universiteti i Tallinit.

Nga Universitetet e Kosovës përfitues nga projekti janë edhe Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka", Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"; dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini".

Ceremoninë e hapin rektori prof. dr. Marjan Demaj, zv.ministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, dhe Stergios Tragoudas nga zyra e BE-së.

Ceremonia mbahet sot në sallën e senatit në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)