30 Nëntor 2022

Hapet konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë

Prishtinë, 18 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë pjesë sot në hapjen e edicionit të gjashtë të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, me temën “Perspektivat kombëtare në integrimet evropiane”.

Ministri Buja me këtë rast ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, të cilat nesër do të përurojnë linkun e përbashkët elektronik.

“Uroj veçanërisht hapjen e portalit të dy bibliotekave tona të mëdha, të pashkëputshme asnjëherë dhe natyrisht tash të lidhura edhe më një link të veçantë elektronik, Portalit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, i cili do të përurohet nesër”, ka thënë ministri Buja.

Ministri i Arsimit në fjalën e tij është ndalur edhe te çështja e ndarjes së Biobiotekës Kombëtare nga ajo Universitare “para dyzetvjetëve ka filluar nisma për të ndarë Bibliotekën Kombëtare nga ajo universitare, por unë besoj që unë dhe drejtori do ta bëjmë në këtë mandat sa jemi bashkë, sepse në fakt shembuj pozitiv kemi iniciativa dhe puna e angazhimit nuk mungojnë dhe natyrisht që unë besoj shumë se do të realizohet, sepse ka nevojë shumë që kjo të ndahet, ngaqë ka natyrë tjetër kombëtarja nga universitarja”, është shprehur Buja.

 

Edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi ka mbajtur sot një fjalë rasti në hapjen e Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë, e cila ka filluar punimet sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Ai tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e gatshme të japë kontributin e vet në këtë proces të ndarjes. Ai shtoi se të gjitha vendet e kanë të ndarë Bibliotekën Kombëtare nga ajo Universitare, dhe theksoi se kjo do të bëhet edhe në Kosovë.

“Ne do të mbështesim këtë proces i cili është në të mirë të një funksionimi më të mirë të bibliotekave, dhe të ofrimit të kushteve më të mira për studentët dhe studiuesit e letërsisë dhe shkencave tjera”, tha zv.ministri Abazi.

Ndërsa, drejtori i BKUK-së, Sali Bashota, nga ana e tij, ka theksuar se pasurimi i koleksioneve bibliotekare dhe zhvillimi i tyre përmes portaleve më të fuqishme të informacionit global botëror është nismë e bibliotekave kombëtare drejt universalitetit të kulturës kombëtare në integrimet botërore të Shekullit 21.

Në këtë konferencë dyditore do të bëhet edhe përurimi i Portalit Albanologjik Shqipëri- Kosovë, i cili konsiderohet ndër projektet më të rëndësishme për kulturën shqiptare dhe prijëse e proceseve të digjitalizmit dhe afirmimit të vlerave kombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)