20 Prill 2024

Gjimnazistët e Prishtinës protestojnë kundër ngacmimit seksual

Prishtinë, 19 maj - Tre gjimnazët kryesore të Prishtinës organizojnë marshin protestues “Traumë, jo Lojë”, për të reaguar kundër ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”.

''Pas lajmit të djeshëm, qe tronditi të gjithë prej nesh, për rastin e ngacmimit seksual të një të miture, nga dy të mitur te tjere, te gjithë nxënës të shkollës “Faik Konica”, si nxënës te tri Gjimnazeve kryesore të qytetit, “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi”, kemi vendosur që te mërkurën të organizojmë marshin protestues “Traumë, jo Lojë”, me pikëtakim tek sheshi “Zahir Pajaziti - Grandi, dhe marshim deri tek sheshi i Përmendores, tek ndërtesa e Komunës se Prishtinës.''

''Videoja e djeshme, shperfaq nivelin e ulët në të cilin kemi rënë si shoqëeri, dhe nevojën e lartë që shoqëria jonë e ka për ngritjen e vetdijësimit ne raport me fenomenin e ngacmimeve seksuale", theksojnë përfaqesuesit e këtyre tri shkollave.

Prandaj sot nga ora 14:30, nxënes e gjimnazistë te Prishtinës, vajza e gra të qytetit tonë, qytetarë e media të nderuara, do të protestojnë së bashku të Sheshi Zahir Pajaziti me distancë dhe maska, duke respektuar rregullat e pandemisë.

''Protestojmë për vajzat dhe gratë tona, për motrat dhe nënat tona, protestojmë sepse është “Traumë, jo Lojë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)