28 Mars 2024

Gjilani ndan bursat për 12 studentët e ekselencës

Gjilan, 11 shkurt - Komuna e Gjilanit ka ndarë bursa për 12 studentët e ekselencës, në kuadër të Fondit të Ekselencës Pak na ne, shumë për ata III,  të krijuar me iniciativë të kryetarit të kësaj komune, Lutfi Haziri.

Këto bursa janë bërë publike sot nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri dhe kryetari i klubit rotarian Gjilani, Shpëtim Miftari, pas takimit me tre nga 12 studentët e ekselencës, Rilind Ramadani, (Gerogia State University, ShBA), Valdrin Jonuzi (University of San Francisko, ShBA) dhe Dafina Abdyli, studente e ardhshme në kiminë inxhinierike.

“Këta djemë e vajza e kanë bërë punën vetë, sepse me dije, përkushtim dhe angazhim, kanë arritur t’i bindin universitetet se kanë kapacitete për shkollim universitar, në nivelet e shkollave më të mira. Edhe në sistemin parauniversitar, ne mbështesim djemë dhe vazja, të cilët kanë treguar aftësi të veçanta në mësimnxënie, duke i përgatitur si kuadro të reja”, ka deklaruar Haziri, një konferencën për gazetarë.

Haziri i ka siguruar ata se kjo mbështetje do të jetë deri në përfundim të studimeve, duke shtuar se ky është njëri prej programeve që Komuna e Gjilanit e ka filluar bashkë me klubin rotarian Gjilani.

“Do të mundohemi ta rrisim vlerën sepse është shumë e vogël në krahasim me kushtet që kërkohen, për shembull, në Amerikë, Japoni apo universitetet europiane. Këta kanë fituar bursa, por ne po mundohemi t’ua mbulojmë një pjesë të shpenzimeve. Unë i uroj dhe shpresoj që me këta djemë e vajza, Gjilani dhe Kosova do të krenohen në të ardhmen”, ka shtuar Haziri. 

Kryetari i klubit të rotarianëve Gjilani, Shpëtim Miftari, ka thënë se ata në vazhdimësi mundohen ta ndihmojnë komunitetin, me të gjitha kapacitetet.

“Në këtë konkekst, ne me kënaqësi i jemi bashkuar Komunës në mbledhjen e fondit për bursat e ekselencës. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me kryetarin Haziri edhe për mbledhjen e fondeve të tjera”, ka thënë Miftari.

Në emër të sudentëve të ekselencës ka folur Rilind Ramadani, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe atë të klubit Gjilani, Shpëtim Miftari, për mbështetjen në rrugëtimin e tij, duke shtuar se do të mundohet që të shkëlqejë në studime, në mënyrë ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë Gjilanin dhe Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)