31 Korrik 2021

Franca e gatshme për mbështetje të planeve për zhvillimin e arsimit në Kosovë

Prishtinë, 3 mars - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar për ta përmirësuar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.

Ambasadorja Butel e ka uruar ministren Bajrami për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur në prioritetet dhe planet për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Ministrja Bajrami e ka falënderuar ambasadoren Butel për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për Kosovën në faza të ndryshme, ndërsa theksoi se mbështetja në arsim është e një rëndësie të veçantë.

Ajo e informoi ambasdadoren Butel edhe me vështirësitë dhe sfidat që po ballafaqohet arsimi në të gjitha nivelet, por theksoi se me bashkëpunim mes të gjithë akterëve dhe me mbështetjen e partnerëve zhvillimorë, mund të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)