29 Mars 2024

Fillon mësimi plotësues për Testin e Arritshmërisë për klasat e nënta

Prishtinë, 8 qershor  - Ministria e Arsimit, Shkëncës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kontaktuar sot të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe sipas raportimeve, procesi i fillimit të përgatitjeve  në shkolla për Testin e Arritshmërisë ka shkuar sipas Kalendarit të përshtatur nga MAShTI për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19.

Sipas raportimeve të DKA-ve, mësimi plotësues për nxënësit e klasave të nënta, i paraparë të fillojë sot me Kalendarin e përshtatur, ka filluar në të gjitha komunat, përveç në Komunën e Malishevës dhe atë Junikut për arsye se nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë përgaditjet e nevojshme në të gjitha shkollat dhe në këto komuna mësimi pritet të fillojë gjatë javës.

Paraprakisht, sipas deklarimeve të përgjegjësve të arsimit nëpër komuna, është bërë edhe dezinfektimi i objekteve shkollore dhe janë siguruar dezinfektues dhe maska në shkolla dhe po zbatohen rekomandimet e IKShP-së.

Mësimi plotësues për përgatitje për Testin e Arritshmërisë do të zgjasë deri më 19 qershor, ndërsa Testi do të mbahet më 23 qershor 2020.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)