19 Prill 2024

Fillon instalimi i ngrohjes qendrore në Shkollën Fillore në Hoçë te Vogël

Rahovec, 30 prill - Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot ka filluar procesi i instalimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Shkollën Fillore "Heronjtë e Kosovës" në fshatin Hoçë e Vogël.
'
Shkollën “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël sot e vizitoi drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina ku nga afër panë se si rrjedh procesi i instalimit të nxehjes qendrore.

"Puna po zhvillohej në shtrirjen dhe montimin e gypave përcjellës të ngrohjes, për të vazhduar më tej me montimin e radiatorëve.

Punëtorëve që punonin aty u dëshiruam punë të mbarë dhe mbarëvajtje në kryerjen e punimeve të mëtejshme", tha drejtori Morina

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)