29 Mars 2024

Fillojnë vizitat sistematike në shkollat e Komunës së Rahovecit

Rahovec, 8 qershor - Kommmuna e Rahovecit ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe QKMF “Fahredin Hoti”, kanë filluar vizitat sistematike nëpër shkollat e komunës së Rahovecit, respektivisht në klasat e para.

Nga data 3 qershor deri më datë 7 qershor sipas raportit të drejtorit të QKMF-së “Fahredin Hoti”, kanë kryer vizitat sistematike në 18 shkolla, në klasat e para, ku nr i nxënësve të vizituar është 453 dhe prej tyre me pedikulozë kane rezultuar 24 nxënës, ndërsa me karies kanë rezultuar 1020 dhëmbë.

Sipas drejtorit, deri në fund të javës do të përfundojë gjithë cikli i parë I vizitave nëpër shkolla.

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tanë, në vjeshtë do të vazhdojë cikli tjetër i vizitave sistematike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)