29 Mars 2024

EULEX-i organizon një seri ligjëratash në shkollat e Kosovës

Prishtinë, 19 mars - EULEX-i e ka intensifikuar programin për sensibilizimin e të rinjve përmes vizitave në shkollat e mesme dhe universitetet e  Kosovës.

Gjatë muajit të kaluar, studentë të juridikut, shkencave politike, doganës dhe studimeve të sigurisë kanë marrë pjesë në ligjëratat e mbajtura nga ekspertë të EULEX-it në fusha të ndryshme.

Programi për sensibilizimin e të rinjve gjatë vitit 2012 ka filluar me ligjëratat e mbajtura në Graçanicë dhe Prishtinë nga zëvendës-shefi i Misionit, këshilltari kundër-korrupsionit, gjykatësi i lëmit penal dhe dy mjekë ligjorë.

Të enjten më 15 mars, mjekët ligjorë të EULEX-it, Carmen Barbu dhe Daniela Schillaci, e vizituan Shkollën e Mjekësisë në Graçanicë dhe nxënësve u treguan për përvojat e tyre gjatë hetimeve në vendet e krimit.

Së bashku me nxënësit, ata diskutuan për procesin e mbledhjes së dëshmive ligjore përmes hetimeve mjekësore.

Të mërkurën më 7 mars, gjykatësi penalist i EULEX-it Malcolm Simmons e vizitoi Shkollën Amerikane të Kosovës (ASK) për të diskutuar me nxënësit përvojat e tij në gjyqësorin e Kosovës.

Duke përdorë shembuj të lëndëve penale të cilat i ka gjykuar, ai dha një pasqyrë për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet gjyqësori i Kosovës.

Në fund të kësaj jave, këshilltari i EULEX-it në Drejtorinë për Krim të Organizuar në PK do të mbajë një ligjëratë për studentët e drejtësisë në universitetin FAMA.

Programi për sensibilizimin e të rinjve synon që të kontribuojë në procesin e rritjes së vetëdijesimit mbi sundimin e ligjit dhe t’i inkurajojë të rinjtë që të interesohen në mënyrë aktive për punën dhe të arriturat e EULEX-it, si dhe çështjet tjera të përgjithshme në drejtësi, polici dhe doganë.

Drejtori i Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik në EULEX, Nicholas Hawton e sqaroi strategjinë për sensibilizim duke pohuar: 

“Ne duam që t’i sensibilizojmë të rinjtë në Kosovë sepse ata janë vendim-marrësit e së ardhmes. Do të jenë ata që do  ta formësojnë sundimin e ligjit në Kosovë gjatë viteve të ardhshme. Duke i shkëmbyer përvojat me ekspertët tonë ne shpresojnë që praktikat më të mira evropiane në sundimin e ligjit të zënë fill këtu”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)