19 Tetor 2021

Edukimi për mediet një domosdoshmëri për shoqërinë

Prishtinë, 21 mars - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) ka  organizuar diskutim publik me temën “Nevoja e edukimit për medie” në të cilën ka marrë pjesë gazetarë dhe redaktorë të medieve të ndryshme dhe po ashtu edhe profesoresha e medieve dhe çështje ndërkombëtare, Susan Moeller  e cila njëkohësisht është edhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare për Media dhe Agjenda Publike në Universitetin e Maryland-it në Uashington. Diskutimi është mbajtur në ambientet e Biblotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës të mërkurën  me ç’rast gazetarët kanë shkëmbyer mendimet dhe kanë diskutuar për temën e edukimit për mediet.

 
Në këtë rast, kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës, Muhamet Jahiri ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë diskutim publik duke e cilësuar si tejet të nevojshëm edukimin për media, në shoqërinë kosovare.

“Edukimi për mediet është një domosdoshmëri për shoqëritë në përgjithësi e sidomos është e rëndësishme për vendet në tranzicion siç është Kosova. Publiku duhet të jetë i mirë informuar dhe i përgatitur për pranimin dhe analizimin e mesazheve që transmetojnë mediet, pasi që vetëm në këtë mënyrë mediet mundë të kenë feedbackun  për punën e tyre”, tha Jahiri.

 

Ndërkaq, profesoresha Moeller ka theksuar nevojën e edukimit për medie si një formë e re e pjesëmarrjes së audiencës në procesin e komunikimit.

“Edukimi për mediet është i rëndësishëm duke filluar që nga fëmijëria e hershme duke qenë të përgatitur për  reklamat që godasin çdo ditë fëmijët duke tentuar tu shesin produkte të ndryshme. Fëmijët dhe po ashtu të rritur deri në nivelet më të larta të politikës dhe administratës shtetërore duhet të jenë të përgatitur për mendimin kritik ndaj këtyre mesazheve që transmetohen në media”, tha Moeller,  vizita e së cilës në Kosovë është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

 

Nga ky diskutim publik kanë dalë dy rekomandime kryesore për isnititucionet përgjegjëse dhe mediet.

Rekomandimet:

a.       Rekomandojmë Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të mundësoj futjen në shkolla të mesme dhe fillore lëndën e “Edukimit për media” si një mundësi që të rinjtë dhe fëmijët dhe të kenë një mendim kritik ndaj formave më të reja të komunikimit medial. Po ashtu rekomandimi bazohet edhe në faktin se vendet anëtarë të Bashkimit Evropian kanë si lëndë e obliguar edukimin për mediet në shkolla fillore dhe të mesme, duke e zhvilluar kështu mendimin kritik ndaj mesazheve mediale.

 

b.      Rekomandojmë që mediet përmes fletëpalosjeve në rastin e gazetave ose përmes emisioneve të veçanta në rastet e televizioneve të bëjnë edukimin e audiencës së tyre për format e punës në mediumet e tyre, në mënyrë që audience të ketë të qartë se në çfarë mënyre janë duke u informuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)