08 Maj 2021

Dy ekipe italiane kryen operacione dezinfektimi

Prishtinë, 2 mars - Dy ekipe të specializuara italiane nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndim kohët e fundit kryen operacione të dezinfektimit në shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës.

Aktivitetet e pastrimit dhe dezinfektimit, të koordinuara me menaxherët e shkollës dhe autoritetet lokale shëndetësore, u kryen gjatë fundjavës në mënyrë që të sigurohen kushtet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve dhe mësimdhënësve që ndjekin shkollat çdo ditë.  

Të dy ekipet përbëhen nga gjashtë operatorë të trajnuar për të vepruar në mjedise të kontaminuara.

Ata kanë përvojë të lartë në operacionet e mëparshme të kryera në Itali dhe jashtë saj në dezinfektimin e automjeteve, mjedisit dhe objekteve.  

Misioni i KFOR-it udhëhequr nga NATO në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka ofruar ndihmë për të gjitha komunitetet në Kosovë përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale dhe dezinfektimit të strukturave të shumta publike.

 Kjo ofrim i ndihmës shëndetësore për Institucionet në Kosovë në përballimin me emergjencën epidemiologjike të COVID-19 bëhet në mbështetje të mandatit të KFOR-it të Rezolutës 1244 të Këshillit te Sigurimit të KB të vitit 1999.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)