07 Shkurt 2023

Dugolli pranon fajësinë për plagjiaturën

Prishtinë, 7 shtator - Në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës të mbajtur me 5 shtator 2022 ku ndër pikat e rendit të ditës u diskutua vendimi i Këshillit të Etikës mbi shpalljen plagjiator të Ardian Kastratit dhe Bujar Dugollit, ky i fundit e pranoi hapur fajësinë mbi plagjiaturën e bërë.

Dugolli u shpreh se gabimi i vetëm i tij për të cilin ndjehet fajtor është se ka pranuar që emri i tij të vendoset në punimin që përmban plagjiaturë.

Këtë veprim ai tentoi ta justifikojë përmes mirëbesimit që e ka pasur në kolegun e tij Ardian Kastratin dhe se nuk e ka shikuar punën e bërë në punim.

Gjithsesi, Dugolli duke tentuar ta shfajësojë vetën, e inkriminon edhe më shumë atë. Ai pranon haptazi para Senatit të Universitetit të Prishtinës se përmes veprimit të tij ai ka kontrabanduar punime shkencore me qëllim të avancimit, pra duke vendosur emrin në një punë akademike për të cilën nuk ka asnjë pikë kontributi në të.

Pavarësisht këtij deklarimi të hapur para senatorëve dhe menaxhmentit të UP-së, Senati nuk guxoi të merrte vendim meritor, t’i përjashtojë nga universiteti plagjiatorët siç ndodhë në çdo rast të ngjashëm në botë.

Tendenca për relativizim të situatës aktuale nga disa dekanë që mbahen për intelektualë në shoqërinë tonë dhe që mbajnë ligjërata publike për etikën, krizën tonë shoqërore e politike apo për ligjshmërinë e jetës tonë publike ishte neveritëse deri në padurim, saqë monitoruesit e ORCA-s u detyruan ta lëshojnë monitorimin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)